Prodhohet në laborator një diamant sintetik më i fortë se ai natyral. Sekreti i tij është në strukturën kristalore.
Nuk është hera e parë që një diamant prodhohet në laborator, por ky i fundit është më premtuesi, përsa i përket rezistencës termike dhe fortësisë duke ia kaluar edhe atyre që Toka prodhon, gjë që mund të gjejë përdorim të gjerë në industri dhe teknologji.
Studimi është publikuar ne revistën shkencore Nature Materials dhe është realizuar në Kinë.
Produkti i ri sekretin e ka tek forma egzagonale dhe jo kubike, përftuar duke nënshtruar grafitin, material shumë rezistent, me një trysni të lartë dhe në një temperaturë 1527 gradë Celcius.
Kështu, diamanti sintetik është në gjendje ti rezistojë një trysnie prej 155 gigapascal në krahasim me 110 gigiapascal të diamantit natyral.
Gjithashtu mund të qëndrojë i padeformueshëm e paprekshëm duke duruar temperatura deri në 1100 gradë Celcius, kundrejt 900 gradëve te atyre që përdoren aktualisht sot në idustri.
Klan News