Fitimet e klubeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube të këtij viti me 32 ekipe që do të mbahet në SHBA nga 14 Qershori deri më 13 Korrik do të jenë 1 miliardë Dollarë.

Me 2 miliardë Dollarë të ardhura nga organizimi i eventit, rezervat e FIFA-s do të mbeten të paprekura dhe një pjesë e parave të fituara, do të shpërndahen për të zhvilluar futbollin në klubet anembanë botës, informoi Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Kreu i institucionit të futbollit botëror, e bëri të qartë se nuk do të mbahet asnjë Dollar i vetëm, por do të shpërndahet. Për krahasim, të ardhurat totale për Kupën e Botës për meshkuj 2022 në Katar ishin 440 milionë Dollarë, ndërsa për Kupën e Botës për femra 2023 në Zelandën e Re dhe Australi ishin 110 milionë Dollarë.

Për kompeticionin e Ligës së Kampioneve, që ka një format të ri me 36 klube, në total do të paguhen 2.66 miliardë Dollarë për klubet e përfshira.

Shtimi i klubeve nga FIFA është përballur me kritika të shumta, veçanërisht në Evropë, kryesisht për shkak të shqetësimeve mbi mirëqenien e lojtarëve.

Sindikata botërore e futbollistëve dhe shoqata e Ligave Evropiane depozituan një ankesë në Komisionin Evropian në Tetor kundër FIFA-s, ku e akuzojnë institucionin për abuzim me pozitën e saj dominuese duke ngjeshur kalendarin.

Edhe Liga e Kampionëve ka një numër të shtuar të ekipeve pjesëmarrëse me futbollistët që janë ankuar për kalendarin e kanë kërcënura me reve.

Klan News