Donald Trump i bën thirrje për të fundit herë Hamasit, të lirojë të gjithë pengjet e mbetur ose Uashingtoni do të hidhet në mbështetje të plotë të Izraelit deri në shkatërrimin përfundimtar të organizatës palestineze.
“Izraelit po i dërgoj gjithçka ka nevojë për ta mbaruar këtë punë. Asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurtë, nëse nuk bëhet kështu siç them unë”, tha Donald Trump.
Presidenti amerikan është shprehur më herët se nëse Hamas nuk liron gjithë pengjet, ferri do të bjerë mbi ta. Paralajmërimi i Trumpit u bë pasi një ekip diplomatësh amerikanë zhvilluan bisedime të fshehta me përfaqësues të Hamasit, për t’i bindur të lirojnë pjesën e mbetur prej më shumë se 60 pengjesh izraelite. Kjo ndërhyrje e Washingtonit përbën një rast të rrallë të përfshirjes së tyre në bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin.
Kërkesa e Washingtonit përputhet me synimin e qeverisë izraelite, që kërkon zgjatjen e fazës së parë me 6 javë dhe lirimin e gjithë pengjeve. Marrëveshja fillestare e armëpushimit që Hamas kërkon të zbatohet, parashikon që pengjet të lirohen në fazën e dytë kur pritet të arrihet një armëpushim i përhershëm.
Tv Klan