Pas një mungese prej një dekade në një film, Cameron Diaz është “rikthyer në veprim”. “Back in Action” është filmi që e risjell aktoren e famshme amerikane në ekranin e kinemasë. 52-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq në Berlin për të prezantuar filmin ku ajo është protagoniste.
Diazit iu bashkua bashkë-ylli i saj Jamie Foxx në prezantimin e komedisë aksion të Netflix-it, ku ata janë në rolet e spiunëve të CIA-s që dalin në pension për të krijuar një familje, por e gjejnë veten papritmas në jetën e tyre të dikurshme.
Marrëdhënia e ngushtë me Foksin, sipas aktores, ishte një nga arsyet që e rikthyen në sheshxhirim.
‘Back in Action’, me regji të Seth Gordon, do të transmetohet në Netflix nga 17 janari.
Tv Klan