Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga kantieri i Rrugës së Komanit, bashkë me disa opinione të banorëve të zonës.
“Mirëmëngjes, dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Rruga e Komanit është një nga rrugët më të vështira, por edhe më piktoreske në veri të Shqipërisë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me liqenin e Komanit dhe vazhdon drejt Fierzës, duke shërbyer si pjesë e një itinerari të rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Alpeve Shqiptare. Kjo zonë është një nga destinacionet turistike kryesore të qarkut të Shkodrës, pasi të çon drejt lumit të Shalës.
/tvklan.al