Rocco Vata nuk ndalet së shënuari në Angli. Djali i Rudi Vatës, ish-lojtarit të Shqipërisë, duket se është përshtatur shumë mirë te skuadra e Watford.

Futbollisti 19-vjeçar realizoi një “perlë” në Kupë, në sfidën që skuadra e tij u mposht 4-1 nga Fulham. Vata shënoi golin e vetëm për Watford-in, por tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Me një predhë nga një distancë e largët, Vata e ndali topin në rrjetë, duke shtangur portierin kundërshtar.

Festa pas golit ishte e merituar, ndërsa kjo është hera e katërt që sulmuesi tund rrjetën këtë sezon, ndërsa u bashkua me Watford vetëm në merkaton e verës nga Celtic.   

Kujtojmë se Vata është pjesë e kombëtareve të moshave të Irlandës, por ekziston mundësia që të zgjedhë Shqipërinë, ku ka luajtur edhe babai i tij. /tvklan.al