Trajneri Sylvinho dhe ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta vijojnë punën në përgatitje të kualifikueseve të Botërorit 2026 me vëzhgimin nga afër të futbollistëve të Kombëtares.

Këtë fundjavë ishte radha e Anis Mehmetit, mesfushori sulmues që luan për Bristol City në Championship, kategoria e dytë e futbollit në Angli. Skuadra e tij luante kundër Blackburn Rovers dhe fitoi ndeshjen 2-1. Mehmeti u aktivizua për 75 minuta dhe pas kësaj sfide u vlerësua me notën 6.3.

24-vjeçari ka bërë një paraqitje të mirë këtë sezon me 29 ndeshje të luajtura dhe 9 gola të shënuar.

Ndeshja e fundit me fanelën kuqezi për Anis Mehmetin ka qenë në Qershorin e 2023, por ai konsiderohet një futbollist i vlefshëm për përfaqësuesen.

Prania e Sylvinhos dhe bashkëpunëtorëve të tij në ndeshjet e Mehmetit tregon se braziliani po mendon ta përfshijë në projektin e skuadrës që do të ndërojë për kualifikueset e Botërorit, ndoshta që në ndeshjet e Marsit kundër Anglisë dhe Andorras.

Pas ditë më parë, Sylvinho ishte në Pragë në ndeshjen Sparta-Inter ku ndoqi dy futbollistët e Kombëtares Qazim Laçin dhe Kristjan Asllanin.

Tv Klan