Rocco Vata vazhdon të shkëlqejë në Angli, aty ku është pjesë e Watford. Djali i ish-lojtarit të Shqipërisë, Rudi Vata, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me supergolat e shënuar deri tani.

19-vjeçari ishte autor i një tjetër “perle” në Championship, në sfidën që skuadra e tij u mposht 1-2 nga Preston.

Në minutën e 90-të, Vata realizoi golin e vetëm për Watford-in. Me një predhë nga jashtë zone, mesfushori e ndali topin në rrjetë.

Ky është goli i katërt sezonal për Vatën me Watford, ndërsa duket në formë të jashtëzakonshme. /tvklan.al