Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit më 21 Mars, ku do të përballet me Anglinë në Londër. Sfida është planifikuar të luhet në stadiumin “Wembley”.
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka bërë të ditur se nga kjo Martë, kanë dalë në shitje biletat, për tifozët që duan ta ndjekin sfidën nga afër.
Çmimet variojnë nga 25 Paund e reduktuar për studentët dhe fëmijët deri në 80 Paund, kjo në varësi edhe të vendit. Një person mund të blejë deri 4 bileta.
Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132. Biletat janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium.
Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:
Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë link: https://www.wembleystadium.com/tickets .
Pasi të hapni linkun, kaloni te “my account” për të krijuar llogarinë tuaj.
Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes
Ashtu si të gjitha takimet e kuqezinjve edhe ndeshja Angli-Shqipëri, do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.
/tvklan.al