Me nënshkrimin e Nico González në ditën e fundit të merkatos dhe bonuset për futbollistët e tjerë, skuadra e Mançesterit ka shpenzuar 225 milion Euro. Veç tij citizens blenë edhe, Abdukodir Khusanov, Vitor Reis and Omar Marmoush
Të gjithë me synimin për të shpëtuar një sezon që në fushë, vazhdon t’i shkaktojë dhimbje koke Pep Guardiolës. Aq më tepër me ndeshjen evropiane.
Edhe pse nuk është e zakonshme të shohësh Manchester Cityn të bëjë investime të mëdha në dimër, pasi në nëntë vitet e drejtimit të Guardiola ata afruan vetëm Aymeric Laporte, për 65 milionë Euro, në Janar 2018.
Drejtuesi e klubit anglez, mendojnë se me blerjet e Janarit do të mund të përballojnë me sukses sfidat e rëndësishme në Champions dhe Kampionat. Gjatë muajit të ardhshëm, djemtë e Pep Guardiolës do të luajnë për të siguruar qëndrimin e Champions në sezonin e ardhshëm. Mbetet për t’u parë se çfarë ndryshimesh do të bëjë trajneri i Guardiola pas katër lojtarëve të afruar dhe pas largimit të Kyle Walker.
Tv Klan