Paulo Fonseca u shkarkua nga drejtimi i Milanit, por papunësia e trajnerit portugez mund të zgjasë shumë pak.
Sipas “L’Equipe”, Fonseca është në listën e Everton, për të marrë drejtimin e skuadrës anglez, ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Pas shkarkimit të Sean Dyche, drejtuesit kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri dhe alternativat nuk mungojnë.
Fonseca pëlqehet nga pronarët e “Friedkin”, pas bashkëpunimit mes tyre te Roma pak vite më parë.
Megjithatë portugezi duhet të fitojë garën me David Moyes, i cili gjithashtu pëlqehet shumë, për shkak se e njeh ambientin dhe Premier League-n. /tvklan.al