Numri i viktimave në Gaza pas sulmit nga Izraeli ka arritur në mbi 400 persona, teksa ende shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, siç raporton Al Jazeera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që numri i viktimave të rritet të tij.

Por përse Izraeli vendosi që të thyente marrëveshjen e armëpushimit e të nisë sulmet?

Në një raportim nga The Guardian, shkruhet se armëpushimi midis dy vendeve ishte në “lëkundje”, pasi qeveria izraelite ka kërcënuar se do të vijojë me një sulm prej javësh.

“Më praktikisht, Izraeli tani ka aftësi që i mungonin gjashtë javë më parë. Rezervat e municioneve janë rimbushur, pjesërisht për shkak të dërgesave të SHBA-së, si dhe janë identifikuar objektiva të rinj të mundshëm midis udhëheqësve të Hamasit. Avionët dhe pajisjet e tjera janë riparuar”, argumenton The Guardian.

Kujtojmë se sulmi i befasishëm erdhi në orët e para të mëngjesit në të gjithë Gazën, duke përfshirë Khan Younis dhe Rafah në Gazën jugore, veriun e Gazës dhe zonat qendrore si Deir el-Balah.

Shumë nga viktimat ishin fëmijë, gra dhe figura të larta të Hamasit./tvklan.al