Rritet numri i pemëve të prera në Evropë. Duke u bazuar në imazhet satelitore, rezulton se nga viti 2016-2018 ka patur një rritje të shpyllëzimit me 50% të prerjes së tyre në kontinentin tonë, me qëllim tregtar. Sipas Global Forest Change, gjysma e prerjeve masive ka ndodhur në Suedi dhe Finlandë dhe mendohet se arsyeja qëndron si në prodhimin e karburantit, po ashtu edhe në kërkesën më të lartë për prodhime druri.
Por autorët e studimit specifikojnë se kjo nuk është e dokumentuar dhe e provuar, por për momentin janë hamendësime. Në studimin e publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare Nature, specifikohet se nga ana tjetër, nga vitit 1990-2015, rezulton se sipërfaqja totale pyjore në Evropë është rritur me 90 mijë km2, duke u bazuar të paktën në shifrat që çdo shtet bën zyrtare. Kështu, nga njëra anë Evropa numëron më shumë sipërfaqe të gjelbra, por nga ana tjetër pemët priten gjithnjë e më shumë dhe sipas kërkuesve, nuk është e qartë nëse bilanci për natyrën është pozitiv apo negativ.
Megjithatë në studim specifikohet se nëse vijohet me të njëjtat ritme të shpyllëzimit, atëherë do të jetë e pamundur që arrihet neutraliteti klimatik në vitin 2050. Kjo gjë sjell lindjen e nevojës për hartimin e politikave të tjera mjedisore, që duhet të jenë më të solide e të ashpra, për të mbrojtur mjedisin në kontinentin e vjetër.
Klan Plus