Ryan Reynolds s’i kurseu ca batuta për betejën ligjore mes gruas së tij, Blake Lively dhe Justin Baldoni gjatë “SNL 50: The Anniversary Special”.
Në një moment të shkëputur nga spektakli, Tina Fey dhe Amy Poehler iu drejtuan yllit të “Deadpool”.
“Ryan Reynolds! Si po shkon?”, u pyet aktori. “Mrekulli! Pse, çfarë keni dëgjuar?”, ia ktheu ai.
Çifti dukej mjaft mirë në këtë dalje të parë në tapetin e kuq që nga momenti që Blake ka depozituar padinë kundër Baldoni për ngacmim seksual.




Aktorja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë argjendi të zbukuruar me temina e gurë si dhe bizhuteri e këpucë të njëjta me të.
Gjatë mbrëmjes ata u panë duke bashkëbiseduar me yje të tjerë. Një natë më parë, çifti kishte dalë përtë festuar 60-vjetorin e Chris Rock.
Prej gushtit të shkuar, Blake dhe Ryan nuk ishin parë më bashkë në tapetin e kuq që prej premierës në New York të filmit “It Ends With Us”.
Baldoni ka ngritur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe Reynolds për njollosje imazhi dhe zhvatje./tvklan.al