Një gjykatës në Nju-Jork ka vendosur një datë gjyqi për çështjen e Blake Lively dhe Justin Baldoni, protagonistit dhe regjisorit të filmit “It Ends With Us”.

Çështja e tyre ka pasur dinamika të reja. Blake ka paraqitur një kërkesë në një gjykatë të Teksasit për një burrë që ajo e cilëson se kishte rol kryesor në nxitjen e reagimeve online kundër saj gjatë prezantimit dhe promovimit  të filmit.

Gjykatësi Lewis J. Liman u komunikoi palëve që të përgatiten për gjyq më 9 mars 2026. Gjithashtu ai ka zhvendosur një konferencë të planifikuar për në mes të shkurtit në javën tjetër dhe këshilloi avokatët të përgatiten për t’iu adresuar ankesave për publicitet para gjyqit dhe ligjërimin juridik.

Këto vendime të gjykatësin vijnë pasi avokatët e Lively paraqitën një kërkesë të hënën se avokati i Baldoni po përpiqej të ndikonte jurinë për paditë që aktorët kanë ngritur ndaj njëri-tjetrit.

Avokatët e saj thanë se ai po përpiqet të shkatërrojë karrierën e aktores dhe të kthejë jurinë e Nju-Jorkut kundër saj duke krijuar një faqe interneti për të publikuar dokumente të përzgjedhura dhe komunikimet mes Lively e Baldoni.

Sipas tyre, avokati Bryan Freedman që përfaqëson Baldoni, po “përfshihet në një fushatë jashtë gjyqësore për të ndikuar procedurat dhe perceptimin publik të dokumenteve ligjore në këtë gjykatë dhe  ka një rrezik serioz se ligjërimi i tij i gabuar po ndiko jurinë”. Ata kërkuan që e gjithë kjo të marrë fund.

Freedman u përgjigj në një deklaratë se “Lively është kaq e tmerruar nga e vërteta sa po përpiqet ta mbysë”./tvklan.al