Ekipi i avokatëve të Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë kërkuar zbatimin e një urdhri heshtjeje kundër avokatit të Justin Baldoni, Bryan Freedman. Ky i fundit publikoi videon e prapaskenave gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.
Të martën, çifti i dërgoi një letër gjykatësit Lewis J. Liman ku i kërkonin që ta ndalonte Freedman të fliste me median, duke këmbëngulur se komentet e tij mund të “ndikojnë jurinë” nëse çështja përfundon në gjykatë.
“Siç këshilltari i znj. Lively ka tentuar vazhdimisht ta paralajmërojë z. Freedman, ligjërimi federal duhet të mbahet në gjykatë dhe sipas rregullave përkatëse të gjuhës profesionale”, shkruhet në letër.
Këshilltari juridik i çiftit deklaron se Freedman “ka dhënë intervista televizive, ka marrë pjesë në podcast-e, ka nxjerrë deklarata të shkruara të dëmshme dhe informacione ndaj shtypit hollivudian dhe tabloideve” virtualisht “çdo ditë” që pas ngritjes së padisë nga Blake.
Në letër thuhet se deklaratat e tij kanë “synuar qëllimisht dëmtimin e karakterit, besueshmërisë dhe reputacionit të disa palëve”.
Bashkë me “fushatën e hakmarrjes” që përmendet në padinë e Blake, deklaratat e Freedman akuzohen se “përmbajnë një mori deklaratash të reja të pavërteta për znj. Lively dhe të tjerët”.
Gjithashtu janë sjellë në vëmendje shembuj si videoja e sapo publikuar dhe ideja për hapjen e një faqeje interneti që “të shtypë direkt” akuzat e Blake Lively.
Pavarësisht ngulmimit të këshilltarit të aktores, Freedman thotë se Justin Baldoni dhe ekipi i tij “kanë të drejtë të vetëmbrohen me të vërtetën”./tvklan.al