Justin Baldoni po vazhdon betejën e tij  ligjore kundër Blake Lively.  Ai dhe kompania e produksionit  kanë ngritur një padi të madhe ndaj protagonistes së “It Ends With Us”, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes së Lively duke kërkuar qindra milionë dollarë.

Justin dhe kompania e tij, Wayfarer Studios akuzojnë Blake dhe Leslie Sloane se po bëjnë fushatë për të njollosur emrin e aktorit  dhe të merrnin kontrollin e filmit ku ai ishte regjisor dhe protagonist.

Sipas TMZ, dokumentet thonë se Blake ishte “e vendosur ta kthejë Baldoni në antagonistin e vërtetë të historisë së saj”. Justin thotë se ajo po promovonte linjën e saj të re për kujdesin e flokëve dhe pijen alkoolike ndërkohë që filmi flet për dhunën nga partneri.

Në padi, aktori thotë se beteja mes tyre nisi në maj 2023 kur filluan xhirimet e filmit. Ai shprehet se ajopo organizonte një “strategji përvetësimi” pasi po grindeshin se kush do të kishte më shumë kontroll në krijimtarinë e filmit.

Justin akuzon edhe Ryan Reynolds, bashkëshortin e Blake për përfshirje në shkrimin e skenarit. Ai thotë se aktorja kishte rishkruar skenën e takimit të personazheve në tarracë dhe më pas shkoi në shtëpinë e Blake dhe Ryan në Nju-Jork për ta diskutuar, por tani mendon se ishte një sulm.

Justin shprehet se Ryan ishte aty duke lëvduar ç’kishte bërë Blake dhe pas disa orësh, erdhi shoqja e saj e ngushtë, Taylor Swift duke vazhduar të  bënte të njëjtën gjë. Taylor nuk akuzohet, thjesht përmendet në padi por Justin thotë se “e kuptoi nëntekstin: ai duhet të plotësonte dëshirën e Lively për skenarin”.

Kështu që më vonë ai i shkroi aktores për t’i thënë se i pëlqente ajo që kishte shkruar dhe se do të  ndihej njësoj edhe pa mendimin e Ryan. Në padi ai ka përfshirë edhe mesazhet e tyre dhe në një  moment, Blake përshkruan Taylor dhe Ryan duke u bazuar te seriali “Game of Thrones”. “Unë jam Khaleesi dhe njësoj si ajo, kam disa dragonj… të gjithë përfitojmë nga përbindëshat e mi të bukur”.

Dokumentet përmbajnë edhe email-e mes dy aktorëve pak përpara se të nisnin xhirimet dhe Justin thotë se Blake “shprehu mirënjohje të ngrohtë” për gjithë punën parapërgatitore, por ai beson se gjithçka ishte fasadë që ajo t’i merrte kontrollin nga duart.

Përshkrimi i tij është mjaft i larmishëm sepse thotë që “Blake vërsuli Reynolds ndaj Baldoni dhe Wayfarer”. Ai deklaron se edhe pse iu dorëzua kërkesave të saj, ajo vazhdonte të kërcënonte se do ta shkatërronte filmin nëse nuk xhirohej versioni i saj. U vendos që dy versionet të testoheshin para një audience e më pas të përcaktohej cili do të ishte përfundimtari.

Edhe pas kësaj, tensioni vazhdonte edhe pasi doli filmi dhe kasti mbajti anën e Blake.

Në padinë prej 179 faqesh, përmenden edhe zjarret në Kaliforni. Sipas Baldoni, edhe pse Blake ngriti padinë në fund të dhjetorit, në “vigjilje të pushimeve dimërore”, por priti disa javë për të dorëzuar letrat dhe më pas e bëri këtë në ditën që nisën zjarret në Palisades.

Në padinë për njollosje imazhi, zhvatje, ndërhyrje në marrëdhëniet kontraktuale etj duke kërkuar jo më pak se 400 milionë dollarë nga from Lively, Reynolds dhe Sloane./tvklan.al