Samiti Sofjes mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ishte një sukses i padiskutueshëm, por sa i përket strategjisë së zgjerimit ishte një hap pas.
Deklarata vjen nga zv/Presidentja bullgare, Iliana Iotova, e cila theksoi se nuk ishte diçka e mirë që dokumenti përfundimtar i Samitit, u firmos vetëm nga vendet anëtarë të Unionit, dhe thjesht u mbështet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zv/Presidentja bullgare u ndal gjithashtu te fakti se në të gjitha deklaratat e liderëve dhe ne dokumentet zyrtarë, fjala “zgjerim” u zëvendësua nga fjala “partneritet”. Projektet kryesore infrastrukturore si Korridori i VII-të nuk u përmendën, duke krijuar kësisoj një situatë të paqartë, tha Iotova.
Samiti i radhës mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet në Kroaci pas dy vjetësh, një shenjë që tregon kthimin e vëmendjes drejt integrimit europian të rajonit.
Tv Klan