#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Jorida Memini– mjeke dermatologe
Ilir Alimehmeti– mjek epidemiolog
Sonila Brati– mjeke pediatre

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Një recetë e lehtë dhe e shijshme me perime dhe vezë në furrë

3 vezë
50 ml qumësht
2 lgj miell
4 qepë të njoma të holla
2 kunguj të njomë
Kripë dhe piper i zi
50 gr gjalpë
3 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
1 qepë
1 karrotë
1 spec i kuq
4-5 kërpudha
Erëza të thata mix
1 domate
100 gr mozzarella
100 gr bizele

Salca
1 gotë kos
1 lgj salcë soje
2 thelpinj hudhra
Kripë
Kopër e grirë hollë

Në një tas mesatar vendosim 3 vezë të plota, kripë dhe piper i zi. I përziejmë mirë duke shtuar 50 ml qumësht, 2 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë përzierjen. Presim shumë hollë qenën në unaza të holla. I shtojmë në tasin me vezë dhe i përziejmë. Presim kungujt më katërsh për së gjati e më pas i presim në trekëndësha të hollë. Më pas i vendosim kungujt e prerë në tas ku do të shtojmë 1 lugë çaji kripë dhe i lëmë për 15 minuta mënjanë.
Ndërkohë në një tigan shkrijmë 50 gr gjalpë. Shtojmë në tigan 3 thelpinj hudhra dhe dafinë për të aromatizuar gjalpin. I skuqim ato deri sa të marrin ngjyrë karameli të errët e më pas i largojmë. Shtojmë në tigan qepën e grirë hollë. Presim karrotën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tigan duke e kaurdisur së bashku me qepën. Po ashtu shtojmë në tigan edhe specin e kërpudhat e prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi, erza të thata si trumzë majdanoz. Vendosim kapakun. Shtrydhim kungullin nga uji që ka lëshuar dhe e vendosim në tiganin me perimet. I përziejmë mirë dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta. Presim një domate në feta të holla. Vendosim perimet që gatuam në tigan në një tavë të vogël qelqi ose qeramike. I nivelojmë mirë dhe mbulojmë sipërfaqen me bizele të ziera për 5 minuta. Më pas i mbulojmë me vezën e përzier me qepë dhe erëza. Vendosim në sipërfaqe disa feta domate dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës me djathë të grirë në rende. Vendosim tavën në furrën e nxehtë në 180 gradë për 25-30 minuta.
Salcë shoqëruese:
Në tasin me kos shtojmë hudhrat e grira, salcën e sojës, kripë, kopër. I përziejmë dhe shoqërojmë këtë recetë kur ta shërbejmë.

Sallatë me speca të pjekur dhe ullinj

5 speca të pjekur
70 gr ullinj të zi
1 qepë e kuqe
4 lgj majdanoz të grirë
3-4 gjethe borzilok
1 lgj uthull
2 lgj lëng limoni
Vaj ulliri
Kripë
2 thelpinj hudhra

Pastrojmë dhe thajmë specat, i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje e më pas i vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 20-25 minuta. Me të nxjerrë nga furra, i vendosim në një tas ku do ti mbulojmë me celefon për 10 minuta në mënyrë që të djersiten. Qërojmë specat nga lëkura e më pas i presim në shirita për së gjati. I vendosim në një tas ku do të shtojmë ullinj të zi të prerë në gjysma, qepë të prera në fije. Shtojmë majdanozin e grirë hollë, borzilokun e copëtuar me duar. Shtojmë pak lëng limoni, uthull, vaj ulliri, kripë, hudhrat e shtypura. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas e më pas i shërbejmë të ftohta.

Shpërthen zgjebja në vendin tonë, çfarë të bëjmë?

Shoh termometrin 40 tek fëmija, çfarë të bëj?

Vajza 4 vjeç peshon 6 kg, mami i Adorës kërkon ndihmë