#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Sonila Sopoti: Sipërmarrëse

Andriola Kambo: Administratire e Unionit të Bashkive

Mirgit Vataj: Kryetari i Urdhërit të Punonjësve Sociale

Lorela Garuli: Psikologe

2 Receta nga Znj.Vjollca

Byreku më i lehtë dhe më i shijshëm me mazë dhe kos

Speca të pjekur me salcë të bardhë dhe suxhuk

6-7 speca
250 gr suxhuk
2 lugë gjelle gjalp + 1 lugë gjelle vaj ulliri
1.5 lugë gjelle miell
200 ml qumësht
100 gr kos
4 thelpinj hudhra
Kripë
Pak piper të kuq

Fillimsht pastrojmë specat i lajmë dhe i vendosim në një tavë me leter pjekje e më pas në furrë në temperaturen 200 gradë për 25 – 30 min. I largojmë nga furra e më pas i mbulojmë me celefon në një tas për tas për 10 min. Pasi kalon kjo kohë i qerojmë mirë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan përgatisim salcen me gjalp + vaj. Kaurdisim miellin për 3 min e skuqim fillimisht me qumësht + kos + hudhra dhe e lëmë të ziejnë, e ulim temperaturen në minimumi. Në një tigan me 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim pak për 2 min. Specat e pjekur i largojmë duke i zbutur në salcë. Në po atë yndyrë skuqim copat e suxhukut të prerë në rrathë nga të dyja anët. Në fund shtojmë pak piper të kuq dhe i shtojmë në tigan me specat, sa të marrin shijen e njëra tjetrës, gati për servirje.

Si të ndihmojmë fëmijët për të lehtësuar ngarkesen mendore?

Kur duhet të drejtohemi tek psikologu për fëmijët?

Si duhet të komunikojmë me fëmijët pa i stresuar?