Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e karrierës. E nëse do ta pyesje moderatoren e “Shije Shtëpie” në Tv Klan se çfarë ka ndjerë në takimin e parë do të thotë se as rrahje zemre, e as flutura në stomak. Nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë, por një rastësi që me kohën dha frytet e saj.
Këtë të enjte në studio bashkë me panelin e të ftuarve moderatoja diskutoi sa i takonte rastësive dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për dashurinë, por në një moment u kap disi e papërgatitur nga Gent Lasku. Ai i “rrëmbeu” nga dora fletët dhe në rolin e moderatorit e pyeti për historinë e saj të dashurisë.
Gent Lasku: M’i jep pak këto letrat të lutem! Po ty si të ndodhi dashuria?
Katerina Trungu: Po e dinë të gjithë se e kam thënë me qindra herë! Ç’të them prapë unë!
Gent Lasku: Na trego atë që nuk u ke treguar të tjerëve.
Katerina Trungu: Unë mendoj se është gjithashtu rastësi.
Gent Lasku: Të rrahu zemra apo pate flutura?
Katerina Trungu: Me thënë të drejtën asnjëra nga këto. Unë madje nuk e njihja vetëm emrin i kisha dëgjuar sepse jemi njohur në radio./tvklan.al