Të ftuara:

Teuta Maçi: Farmaciste
Ada Hazizolli: Moderatore

Në skype:
Chrysanthi Kalogeri: Astrologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Mish viçi me domate në multicooker

Përbërësit:
600 gr mish viçi
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
400 gr domate të qëruara dhe të prera (ose 1 kanaçe domate të grira)
1 lugë gjelle salcë domateje
1 gotë ujë ose lëng mishi
3 – 4 lgj oriz
1 lugë çaji rigon
1 gjethe dafine
Kripë dhe piper sipas shijes

Ëmbëlsirë e lehtë, puding me hurma dhe qumësht

Çfarë kujdesi duhet të tregojmë për alergjitë e stinës dhe si mund t’i trajtojmë

Marsi një muaj sprovues, planete në prapavijë dhe 2 eklipse

Çfarë do të sjellë marsi për ju? Parashikimi i yjeve sipas Chrysanthi Kalogerit