Specialistët: Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme tek përdoruesit
Në farmacitë e kryeqytetit pas maskave dhe dezinfektantëve, shumë të kërkuara janë edhe vitaminat. Ndërkohë që çmimet e tyre variojnë nga 1000 në 2500 lekë të reja. Sipas farmacistëve këto janë çmimet që vijnë nga depot farmaceutike, ndërsa rritja e çmimit nuk ka ndryshuar, pas rritjes nga vala e parë e pandemisë.
Për farmacisten Teuta Maçi, jo të gjithë qytetarët kanë nevojë për të marrë vitamina, pasi një pjesë e tyre merren me ushqimet. Për të ditur se si është niveli i vitaminave në trupin e një personi duhet bërë një analizë gjaku, cila të tregon gjendjen e tyre.
Klan Plus