Dy burra janë shpallur fajtorë për vjedhjen e një tualeti prej floriri me vlerë 5.6 milionë Euro nga Pallati Blenheim.
Tualeti 18-karat ishte plotësisht funksional dhe ishte instaluar si punë arti në shtëpinë ku Winston Churchill kishte lindur.
Ajo u vodh në orët e para të 14 Shtatorit 2019. Tualeti, i krijuar nga artisti Maurizio Cattelan ishte krijimi kryesor në ekspozitë kur u vodh.
Tashmë besohet se tualeti është ndarë në dy pjesë duke u asgjësuar. Juria shpalli të martën Michael Jones, 39 vjeç, fajtor për grabitje.

Ai kishte shkuar në pallatin ku shfaqej tualeti dy herë para vjedhjes, por ka mohuar se ka shkuar atje për këtë qëllim.
Ndërsa James Sheen, 40 vjeç, kishte pranuar më herët fajësinë për grabitje. Jones kishte punuar që prej 2018-ës për Sheen dhe ishte një nga njerëzit e tij më të besuar.
Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur fajtor edhe Frederick Doe, për transferim kriminal të pronës. Ky i fundit ka ndihmuar Sheen për të shitur floririn pas grabitjes.
Doe do të dënohet më 19 Maj, ndërsa për dy të tjerët pritet të vendoset në vijim data se kur do të njihen me dënimin./tvklan.al