Ka përfunduar pas 90 minutash telefonata mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kështu raportojnë mediat e huaja, ndërsa ende nuk ka detaje se çfarë kanë diskutuar.

Burime nga Shtëpia e Bardhë deklaruan më herët se telefonata ka shkuar mirë, ndërsa Trump ishte i vendosur të diskutonte konkretisht me homologun e tij për territoret në Ukrainë.

Ndërkohë, më herët, udhëheqësi rus foli për “dominancën perëndimore që do zbehet shumë shpejt, duke bërë që qendra të tjera në botë të pësojnë rritje”.

Pritet një njoftim ose deklaratë zyrtare lidhur me këtë telefonatë, teksa në orën 19:30 është parashikuar që Trump të firmosë disa urdhra ekzekutivë. Me shumë gjasë, do të jetë vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë ai që do të prononcohet.

Deri më tani ka vetëm një reagim nga Kremlini të Kirill Dmitriev (I dërguari special rus). Përmes një postimi në “X” ai shkruan se “nën lidershipin e Putin dhe Trump, bota është një vend më i sigurt sot. Historike! Epike!”


/tvklan.al