Kombëtarja shqiptare e femrave është gati për ndeshjen ndaj Estonisë, e dyta e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima kreu seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” duke i dhënë fund përgatitjeve. Grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet janë në dispozcion të trajnerit për takimin.
Në seancën e fundit stërvitore, skuadra punoi më shumë me topin, pa ngarkesa fizike.
Vajzat kuqezi do të tentojnë të marrin fitoren e parë në këtë edicion të ri kualifikues, ndërsa hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas. Përballja luhet në orën 20:00 të së martës.
Kuqezezat e humbën takimin e parë në këto kualifikuese ndaj Luksembruhgut, me rezultatin 2-1.
Klan News