Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi është vrarë në rrethana shumë të dyshimta më 21 shtator të 1998 në Tiranë përpara shtëpisë së tij. Gazetari Sokol Bregu tha në studion e Opinion se bazuar në dëshmitë e dy shoqëruesve as vet autorët nuk e njihnin, pasi në momentin e ekzekutimi ata pyesnin njëri tjetrin nëse ishte apo jo personi i duhur.

 Për këtë ngjarje edhe sot e kësaj dite familjarët thonë se vrasja është dhënë me urdhër të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, por nuk është provuar kurrë.

Që ishte me pagesë mendoj, mund të ishte dhe me pagesë duke iu referuar dëshmisë së shoqëruesit të tij, i cili thotë se ata nuk e njihnin. Në dëshminë e tij thotë se ata po pyesnin njëri-tjetrin: “Je i sigurt që është ky se mos ngatërrohemi?” dhe në këto moment tha e qëllojnë në kokë dhe e lë të vdekur. Tani, ajo, unë mendova që me kalimin e kohës, duke u bërë Gjykata Speciale në Kosovë të gjëndej nëse… në ato kohë akuza iu hodhën UÇK-së. Ato ishin akuza politike dhe kam menduar që nëse vërtet UÇK-ja do të ishte ajo që kishte dhënë urdhërin për ekzekutimin e tij. Por do të dilte nga gjykata, do të dilte ndonjë dokument, do të dilte ndonjë motiv, do dilte ndonjë dëshmi. E çuditshme është ende edhe sot familja e të ndjerit akuzojnë vetëm Hashim Thaçin, por edhe kjo është çështje politike. Ata bëjnë një lidhje që Hashim Thaçi mund ka qenë në Shqipëri në atë kohë”, thotë Bregu.

Për këtë ngjarje Shqipëria nuk bëri asgjë pasi sapo kishte dalë nga një rrëmujë e madhe dhe policët e asaj kohe nuk ishin të përgatitur për asgjë.

Shqipëria në atë kohë ka qenë….dosja ka qenë e paplotë, s’kishte nge, Shqipëria sa e kishte marrë veten 14 Shtatori, s’e kishte marrë veten fare. Policët nuk dinin, kurrkush nuk shkoi në vendngjarje. Sipas dëshmëvi ai sapo ishte kthyer nga kontrolli që po i bënte ushtarëve të cilët stërviteshin në Tiranë, në Uzinën e Biçikletave dhe kishte ngrënë darkë me oficerët që i kishte në mbikëqyrje për t’u stërvitur dhe ishte për t’u kthyer në banesë”, tha Bregu.

Gazetari Bregu thotë se kjo ngjarje ka mbetur mister edhe në ditët e sotme. Një ngjarje që referohet si politike por nuk dihet se cili prej tyre ishte autori.

/tvklan.al