Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë të Kurbinit.

Policia njofton se viktimë ka mbetur 67-vjeçari Dod Mamli, i cili është vrarë me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas asaj që raporton korrespondenti i Klan News, Martin Marku dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrje, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar 4 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër./tvklan.al