Gazetarja Klodiana Lala i ka bërë një apel Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, që të rihapë dosjen e zhdukjes së djalit të një zyrtari të Shërbimit Informativ Shtetëror, ndodhur disa vite më parë.
E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Lala tregoi se ky krim misterioz është pa autor sot e kësaj dite.
Por Ilir Proda ka qenë në fillim oficeri që e hetonte këtë dosje dhe ishte shumë pranë zbulimit, ku çështja ju hoq nga duart.
“Një ngjarje tjetër e cila mua më ka tronditur thellë, edhe që dua ta them sonte për sa kohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është Ilir Proda, është zhdukja e Julian Çelës, një djali të vogël, djali i një zyrtari të SHISH, zyrtari shumë të lartë, që po të shikosh atë dosje që unë e kam disponuar të plotë, më rezulton që ka shumë pikëpyetje dhe ka papërgjegjshmëri. Është pa autor, por z.Proda që sot është Drejtor i Përgjithshëm ka qenë oficer i çështjes edhe larguar me dhunë nga hetimi sepse shkoi shumë afër autorëve të dyshuar. Sot është në nderin e tij që ta rihapë dhe prandaj po e përmend”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.
/tvklan.al