Sot, më 1 Mars 2025, nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Besimtarët myslimanë në të gjithë botën e konsiderojnë këtë periudhë më të rëndësishmen pasi agjërojnë, duke përmbushur kështu një nga 5 shtyllat kryesore të islamit.
Kjo e Shtunë, shënon ditën e parë të një muaji që për besimtarët do të thotë përkushtim, lutje e bamirësi. Koha e syfyrit në vendin tonë është në orën 04:39, ndërsa iftari në orën 17:37. Oraret e syfyrit dhe iftarit ndryshojnë me minuta çdo ditë.
Agjërim mbajnë pjesa më e madhe e besimtarëve në botë. Shumë prej tyre ftojnë për iftar njerëz të varfër, por edhe miq të ngushtë, në shtëpi apo lokale. Agjërimi prishet nëse ha ose pi me qëllim.
Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore. Pjesa më e madhen e qytetarëve që agjërojnë ndodhen në Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Algjeri, Tunizi, Jemen, Siri, Irak, Iran, Turqi, Kosovë, Shqipëri e shumë shtete të tjera.
Dita e fundit e Ramazanit është më 29 Mars, ndërsa më 30 Mars kremtohet Fitër Bajrami.
Për të gjithë ju që do agjëroni, kalendari zyrtar i muajit të Ramazanit:

/tvklan.al