Aksi rrugor i Llogarasë në Vlorë është bllokuar prej disa minutash duke krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve.
Në këtë video të denoncuar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” pranë tvklan.al, duket një kamion trajler që është bllokuar në ngjitje të Llogarasë gjatë itinerarit nga Vlora drejt Himarës.
Siç duket në këto pamje, kamioni ka ngecur në një kthesë për shkak të vështirësisë në atë segment rrugor.
Kjo gjë ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në Llogara, duke krijuar trafik të automjeteve.
Kujtojmë se tuneli i Llogarasë momentalisht është i mbyllur dhe i vetmi aks që lidh Vlorën me Himarën dhe fshatrat turistikë është segmenti i Llogarasë.
/tvklan.al