Në kuadër të turit të diasporës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë ditën e dielë në Milano në një takim me shqiptarët në Itali.

Takimi i Berishës me shqiptarët në Milano do të jetë në orën 13:00 në Palaborsani.

Kryedemokrati ka ftuar shqiptarët në Itali që të marrin pjesë në takimin e Partisë Demokratike në Milano.

Kujtojmë se për herë të parë, emigrantët shqiptarë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

/tvklan.al