Këtë të shtunë nis agjërimi për besimtarët myslimanë, muaj më i rëndësishëm për besimin islam.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim për të gjithë besimtarët mysliman të cilët do të nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Rama uron një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familjet e besimtarëve.
“Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan Rama në Facebook.
Këtë vit muaji i shenjtë i Ramazanit nis me 1 Mars, dhe përfundon me 29 Mars, ndërkohë që me 30 Mars kremtohet Fitër Bajrami./tvklan.al