Nga e Hëna (3 Mars), nis shpërndarja e Bonusit të Pranverës! Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se mbi 730 mijë pensionistë, brenda dhe jashtë vendit, do përfitojnë nga ky bonus.

“Bonusi i Pranverës, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë. 10 mijë lekë bonus për pensionet me bazë deri në 20 mijë lekë. 5 mijë lekë bonus për pensionet më të larta se 20 mijë lekë”, njofton kreu i qeverisë.


Ky është një fond i ri i përcaktuar nga qeveria dhe e vendosur i depozituar Bankën e Shqipërisë me një vendim që mban datën 9 Janar, por që do të kthehet në një standard të përvitshëm ku përveç bonusit të fundvitit do të ketë një të dytë në pranverë. Janë 6.3 miliardë Lekë të vendosura në dispozicion për këtë bonus.

Në Dhjetor po të ndarë në dy nivele, pensionistët morën 15 mijë dhe 10 mijë bonus. Pas një konsultimi publik qeveria Rama premton se do të rishikojë në mandatin e 4-ërt jo vetëm masën e pensionit, por dhe disa aspekte të reformës së pensioneve.

/tvklan.al