E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët, adoleshentët dhe deri tek vdekshmëria nga sëmundjet kronike. Për këtë të fundit 1 në 6 persona humbin jetën para se të mbushin 70-vjetorin e tyre nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti ose sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Alarmi ngrihet nga OBSH në raportin e saj të fundit ku janë marrë në studim 50 vende të rajonit.
Përsa i përket Shqipërisë, vendi ynë qëndron pas Malit të Zi për normat e larta të vdekshmërisë për 100 mijë banorë nga goditjet në tru, sëmundjet e zemrës dhe ato tumorale të bronkeve.
Mali i Zi ka përqindjen më të lartë të vdekjeve në këto grupsëmundjesh.
Greqia, Italia dhe Maqedonia e Veriut kanë norma më të ulëta të vdekshmërisë për këto sëmundje, pothuajse sa gjysma e normave të vdekshmërisë në vendin tonë. Raporti veçon vdekjet nën 5 vjeç duke e renditur Shqipërinë në 10 vendet e para për normat e larta të vdekshmërisë për këtë moshë ndërsa për neonatët renditet në vendin e 7-të në Europë. Sipas OBSH vdekshmëria neonatale, brenda 28 ditëve të para të jetës, mbetet një sfida shëndetësore në Rajonin Evropian.
Tv Klan