Disa qenë po stërviten për të shpëtuar njerëzit që mund të mbyten në një plazh mjaft të njohur në jug të Spanjës. Të veshur me jelekë të veçantë shpëtimi, qentë kryesisht të racave Labrador dhe Newfoundland patrullojnë në plazhin Levante në Malaga të Spanjës, së bashku me shoqëruesit e tyre.

Qëndrueshmëria dhe forca e qenve tejkalojnë ato të shumicës së njerëzve.

Qentë e rracës Newfoundland  janë në gjendje të notojnë për tre milje në det dhe të tërheqin gomone shpëtimi që peshojnë deri në tre ton ose që mbajnë gjashtë persona, ndërsa ata të rracës Labrador mund të tërheqin gomone deri në 2.4 tonë dhe të përdorin shqisën e tyre akute të nuhatjes për të gjetur njerëzit e zhdukur.

Klan News