Për kë do të votojnë, Berisha poston një pjesë nga “Stop” në faqen e tij
Kreu demokrat Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook, deklaratën e prerë të njërës prej velinave të emisionit “Stop”, që tha, se do të votojë për Partinë Demokratike.Në fakt pak më vonë, Greta kishte thënë, se do të votonte socialistët.
“Lëshon gazra, t’i vë tapën? ”, mësuesi bullizon fëmijën para klasës
Jemi në Kamëz në shkollën “100 vjetori”, pasi Klodiana Hoxha, prindi i një nxënësi 9 vjecar, ankohet, se mësuesi Ylber Milloshi i bullizon djalin.Edhe vetë i biri, Luis Hoxha, tregon, se mësuesi Milloshi i drejtohet me fjalët gagaç, shtremaluq, apo i thotë së bën gazra para klasës. Luisi thotë, se ka vajtur te psikologia dhe ajo i ka thënë, se do e cojë problemin te drejtoresha.Edhe pse i ka ndërruar klasën të birit, Klodiana tregon, se gjatë një ballafaqimi në drejtori, mësuesi Ylber Milloshi i ka thënë, se do u presë kokat Klodianës dhe fëmijëve të saj.Kur prindi takon mësuesin, Ylberi pranon, se e ka bërë këtë sjellje në nerva e sipër.Pas ballafaqimit të prindit Klodiana Hoxha me mësuesin Ylber Milloshi, gazetarja e “Stop” takon mësuesin në fjalë. Por ky i fundit vijon sjelljen bullizuese, teksa pyet klasën e nxënësve, nëse Luisi lëshon gazra në klasë.Për këtë situatë drejtoresha e shkollës, Mide Uka, organizon një mbledhje me nëndrejtoreshat, psikologen, mësuesen, prindin dhe fëmijën.Më pas, komisioni i disiplinës vendosi, që të marrë masën e paralajmërimit për pushim nga puna për mësuesin Ylber Milloshi.
U votua në parlamentin fqinj, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve
Admirim Sada tregon, se ka një muaj, që ka ardhur në Shqipëri, për të mbledhur vitet e punës, në mënyrë, që t’i bashkojë me ato në Itali dhe t’i ketë gati për momentin e daljes në pension në shtetin fqinj, ku jeton e punon prej 22 vjetësh. Admirimi i ka dorëzuar me postë në ISSH vitet e punës për vete dhe bashkëshorten, që nga data 15 janar, por nuk ka marrë përgjigje.Gazetarja e “Stop” vuri në dijeni Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vetë drejtori Astrit Hado, tha, se sapo Italia të ratifikojë marrëveshjen, këtë punë, që po bën qytetari, do ta bëjnë vetë institucionet përmes komunikimit mes tyre.
/tvklan.al