Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Hakmarrje”, kujt po i hakërrehet Rama nga Berlini…


Kryeministri Rama mori pjesë në panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria kishte sivjet vendin e nderit. I pyetur gjatë një komunikimi online, se ku e gjen energjinë, Rama tha, se kjo i vjen ngaa hakmarrja. Sipas Ramës, vendi ynë është poshtëruar gjatë, ndaj duhet të ulet në tryezën e anëtarëve të BE-së.

“Ta shkul zemrën, ke fut gishtat në b*thë 12 vjeç”, makabre babai dhunon vajzën


Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza  e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti, për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait. Kur ishte 14-15 vjec, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të u kujdes shërbimi social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Mamaja dhe vëllai i vogël e marrin vesh ngjarjen pas disa javësh nga një komshi në Itali, pasi motra nuk po përgjigjej në telefon.Djali i familjes, tani 19 vjec thotë, se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm. Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve.Në vitin 2024, djali i Skënderit, Xhemal Kurti shkon te gjyshja nga babai, ku sulmohet nga i ati dhe detyrohet t’i gjuajë me një tullë për t’u mbrojtur.Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe Gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg.Gazetari i “Stop” takoi babain agresor dhe Skënder Kurti shpreh hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin, që i ka bërë djalit të tij, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin, që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.

“Dhunë kishte e pamjet ishin, por u fshinë”, mësuesja rreh prindin në shkollë


Në 15 qershor 2021 trajtuam përplasjen fizike e verbale në shkollën 9 vjecare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me crregullime të spektrit autik, Fjoralba Rosi, u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina Jançe Kala. Në atë kohë, agresorja u procedua penalisht.Tre vjet më pas takojmë zonjën Fjoralba Rosi sërish. Mësojmë, se Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen, pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që drejtori i shkollës, tha, që i kanë institucionet kompetente.Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit.Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim.Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon, se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës, në një regjistrim, thotë, se nga videoja, që disponohet, ai që ka marrë lekët, është burrë.Pas transmetimit të fundit Eduart Prenga, drejtori i shkollës 9 vjecare “Qemal Mici” në Durrës kërkoi të shpjegonte, se dhunë ka pasur, por pamjet nuk janë tërhequr nga policia. Për pasojë, sistemi i ka fshirë pasi ka kaluar shumë kohë.