Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Ta çaj dhe syrin tjeter”, si reagojnë shqiptarët, kur nuk u kthehet borxhi
“Borxhi të ha kokën”. Me këtë thënie kemi pyetur qytetarë të moshave dhe shtresave të ndryshme, sesi e mendojnë marrjen e borxhit dhe cfarë ndodh, nëse nuk e kthejnë.Batutat e të intervistuarve janë, për të mos u humbur.
“30 vjet garanci, është 550 mijë lekë”, dentistët turq punojnë pa licensë
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një stomatologe për konkurencë të pandershme nga dentistë, që punojnë pa licensë. Ajo thotë, se stomatologët turq Melik Balikçi, Ziko Balikci dhe Ibrahim Balikci, kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.Ne udhëtuam drejt Vlorës dhe bëmë një konsultë me Melik Balikci në klinikën e babait të tij Ziko Balikci.Edhe në zemër të Tiranës, në Blanco dental realizuam një konsultë me Ibrahim Balikci.Ata bëjnë grafi, pastrim dhëmbësh, implante dhe ndërhyrje kirurgjikale.Në QKB ështëhapur një klinikë dentare në emër të Zekerye Balikci, që ka të njejtën adresë, të klinkave, që vizituam në Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë në listën e licensave të stomatologëve asnjë nga emrat e mjekëve turq, nuk rezulton. Nga Urdhri i Stomatologut na thanë, se ata nuk kanë licensë.
“Po s’i solla, shkoj në polici”, mashtruesi serial mori 5 mln Lekë për stallë
Në 14 janar transmetuam problemin e qytetarit Aleko Dalla nga Durrësi, i cili tregonte, se në vitin 2024 i kishin prezantuar Elton Jahon. Ky i fundit kishte thënë, se punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkonte të investonte në një stallë, sipas një fondi, që jepte Bashkimi Evropian. Fondi ishte 420 milionë lekë të vjetra dhe Elton Jaho do të merrte 25% të shumës. Premtoi, se do të legalizonte tokën për të cilën mori 1 milionë e 500 mijë lekë. Më pas nxorri një problem me tokën dhe kërkoi edhe 1 milionë e 300 mijë lekë. Cdo gjë ishte në rregull vetëm, se Aleko duhet të priste.Ndërkohë, që stalla duhet të merrte rrugë, Eltoni i premtoi t’i fuste vajzën në punë, në bashkinë e Tiranës dhe kërkoi sërish 1 milionë e 200 mijë lekë, për të bërë disa “dhurata”. Meqë nuk po bëhej asgjë, qytetarit i filluan dyshimet dhe i kërkoi paratë mbrapsht.Elton Jaho premtoi, se do ia kthente 5 milionë lekë, por njëherë i tha, se i ka vdekur një i afërm e herën tjetër, se ishte i sëmurë me tumor.Pas shumë peripecive, gazetarja e “Stop” e gjeti Elton Jahon shëndoshë e mirë, por ai vijoi avazin e premtimeve, pa kthyer paratë.Saga e qytetarit ka hyrë në një spirale, që nuk i duket fundi.Elton Jaho ka shtyrë disa herë afatet, duke thënë, se nëse nuk kthen paratë, do të shkojë vetë në polici.
/tvklan.al