#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

“Ku ka dashuri, ka paqe”, Ylli Baka prezanton videoklipin e tij më të ri


Në këtë pjesë të emisionit do të kemi këtë herë një të ftuar të veçantë, një këngëtar të mrekullueshëm të muzikës popullore të Jugut. Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur Ylli Baka, i cili vjen për të na folur sot më shumë rreth projektit të tij më të ri, videoklipin e këngës “Ku ka dashuri ka dhe paqe”, një këngë e publikuar rreth 10 vite më parë, që sjell një mesazh të fuqishëm dhe të dashur për të gjithë dhe që ka vendosur ta realizojë edhe me videoklip. E presim në studio për të na treguar më gjatë rreth këtij projekti të ri muzikor, dhe të tjera të reja nga jeta e tij, Ylli Baka.

“Probleme me pijen” premierë në teatrin “Metropol”, një komedi me shumë të papritura


Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme do të ndalemi një shfaqje teatri, e cila pati premierën e saj në datë 13 Mars. “Probleme me pijen” quhet shfaqja e vënë në skenën e ‘Teatrit Metropol”, një komedi e shkruar nga dramaturgu amerikan Tom Smith dhe e sjellë në skenën tonë në regjinë e Aldi Hysotoçi dhe interpretimin e një kasti të mrekulleshëm aktorësh. Për të folur për këtë komedi mjaft interesante që në titull presim në studio dy nga protagonistët e saj aktorin, Milto Kutali dhe aktoren dhe Elona Hyseni.

Acibadem/ Radioterapia: Një çelës për të mposhtur kancerin


Do të ndalemi në këtë pjesë të tretë, tek një temë e mjekësisë me rrjetin e Spitaleve Acibadem, ku do të flasim pikërisht për Radioterapinë, si një çelës për të mposhtur kancerin! Rrjeti i spitaleve Acibadem ofron gjithnjë për pacientët shërbimet dhe pajisjet më të fundit dhe më avangarde në trajtimin e sëmundjeve dhe patologjive të ndryshme. Për të na treguar se çfarë është radioterapia dhe se si mund të përdoret në trajtimin kundër kancerit, do të na flasë në materialin e parë mjeku Onkolog Radioterapeut në rrjetin e spitaleve Acibadem, Prof. Dr. Enis Özyar.

/tvklan.al