Asnjë politikan nuk ka qenë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të godinës së re të Vettingut në godinën e ish – Lidhjes së Shkrimtarëve. Mungonte edhe shefja e ONM, Gevoveva Ruiz Calavera, ndërsa bekimin komisionerëve iu dhanë dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin.

Këtë radhë ambasadori amerikan nuk ka folur për klane kriminale që kontrollojnë trafikun e drogës, por është mjaftuar me optimizmin dhe shpresën tek Vettingu. 

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin tha se ishte shumë e gëzuar që sot niste punën Vettingu.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së inaugurimit, Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve. Të njëjtat garanci dha edhe kreu i Komisionit të Kualifikimit, Genta Bungo Tafa.

Ndërkohë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs tha se procesi i Vettingut është një proces i gjatë dhe sfida, por ONM nuk do t’i mungojë përkushtimi për të bërë operacionet e nevojshme në drejtësi.

KLAN PLUS