Raportim Live
11:16, 31 Tetor 2024

Thirrja e deputetes Hoti në SPAK/ Bardhi: Qesharake, nuk intimidohemi!

Në oborrin e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ju është drejtuar prokurorëve duke ju kërkuar që të përqëndrohen në misionin që kanë teksa e ka quajtur thirrjen e deputetes Elda Hoti në SPAK si “qesharake”.

Gazment Bardhi: Sot koleges time ju mor 30 minuta kohë për një çështje qesharale. Grupi i PD ka paditur vjedhjen miliona Euro të kësaj qeverie. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare, SPAK të kishte marrë në hetim Policinë që futet në ambientet e Kuvendit. Prioritet për SPAK është të mbështesë drejtorin e bandës së Elbasanit në krye të Policisë. Prokurorët të përqëndrohen në misionin që Kushtetuta që ju ka ngarkuar. (Lexo më shumë)

10:58, 31 Tetor 2024

“Edhe këtu vjedhin”, Dashnor Sula tregon karrigen e djegur nga opozita: I kanë futur prapë në Parlament

Deputeti Demokrat, Dashnor Sula ka treguar për mediat një karrige e cila sipas tij është nga karriget e djegura nga opozita.

Sula shprehet se edhe pse ato janë paguar për të marrë të reja nga deputetët e opozitës, janë futur brenda Parlamentit përsëri.

Dashnor Sula: Prap edhe këtu vjedhin, o janë të pangopur, shiko. Këto gjithë natën mendojnë si do të vjedhin në mëngjes. Ku merret vesh puna e tyre. 8 milion e 900 mijë i janë ngarkuar Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Elda Hotit dhe Bledion Nallbatit dhe prap ato që kanë shpëtuar ndonjë e kanë futur brenda. Lexo më shumë

10:52, 31 Tetor 2024

Noka jashtë Parlamentit: Jemi në betejë pa kthim, nuk do të tërhiqemi!

Flamur Noka: Vazhdon regjimi t’i shpallë luftë opozitës. Siç e shikoni, ajo sallë duhet të ishte e hapur për deputetët, por është e mbyllur. Ne jemi në betejë jo thjeshtë betejë pushteti, por jemi në një betejë pa kthim për demokracinë në këtë vend. Ne nuk do të tërhiqemi sepse përfaqësojmë popullin opozitar. Në këtë sallë janë ata që kanë marrë votën e korrupsionit dhe të mafia. A mund të pranohet kjo në Shqipërinë e 2024-ës? A mundet të pranojmë që të instalojë monizimin Edi Rama në 2024? A mund të pranojmë që Shqipëria të trajtohet plaçkë tregu? A mund të pranojmë ne sot që Shqipëria të qeveriset nga krimi i organizuar dhe jo nga vullneti i shqiptarëve?

A mund të pranojmë që një njeri të marrë të gjithë pushtetet? Fakti që sot Elda Hoti me denoncim të Policisë thirret në SKAP-in e partisë është domethënie e frikshme, tregon se Policia që drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës nuk ka asnjë tagër që të shkelë brenda oborrit dhe sallës së Parlamentit. Narko-Policia ka kallëzuar në kundërshtim me çdo ligj, deputeten pse ajo ishte në një aksion të mosbindjes civile. Ky është një puç. SKAP në vend që të hetojë Policinë që ka kaluar kompetencat e ligjit, për dhunën që bëri ndaj deputetëve. SKAP i Dumanit, me urdhër të narko-policit thërret deputeten në SKAP. Këtu ku zhvillohet puçi në mes të ditës, lind e drejta e çdo qytetari që të luftojë për të mbrojtur atë demokraci.

10:38, 31 Tetor 2024

Deputetët e PD nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike kanë nxjerrë jashtë Kuvendit karriget e tyre.

Kanë qenë deputetët Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti dhe Sorina Koti ata të cilët nxorrën në oborrin e Parlamentit karriget e tyre.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit janë pjesa tjetër e deputetë të opozitës të cilët janë përjashtuar dhe nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë plenare.

Kujtojmë se disa javë më parë, opozita dogji karriget e tyre jashtë Kuvendit, duke bërë që të dënoheshin në bllok 24 prej deputetëve. Sot mesa duket, opozita nuk i ka vënë zjarrin karrigeve, por i kanë kthyer përmbys në shenjë revolte.

10:36, 31 Tetor 2024

Gazment Bardhi: Nesër dorëzojmë në Kuvend projektligjin për statusin e minatorit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga ambjentet e jashtme të Kuvendit është shprehur se ditën e nesërme do të dorëzojnë në Kuvend një projektligj për statusin e minatorit.

“Kam pasur mundësi të takoj minatorët gjatë ditës së djeshme, është firmosur projektligji për statusin e minatorit dhe ditën e nesërme do të dorëzohet zartarisht në Kuvendin e Shqipërisë, pra kërkesa e protestuesve që kanë disa javë që vijnë përpara Parlamentit. Kërkesa e tyre është dëgjuar dhe çdo kërkesë e tyre është përkthyer në një projektligj që është firmosur nga një pjesë e kolegëve dhe nesër dorëzohet në Kuvend. Besoj që kolegët që kanë pasur komunikim me ta kanë pasur mundësi t’jua komunikojnë një pjese të tyre, por dua ta jap këtë lajm për atë pjesë që nuk ka pasur mundësi që ta marrë këtë informacion në mënyrë të drejtëpërdrejtë”, u shpreh Bardhi.

10:30, 31 Tetor 2024

Të ulur këmbëkryq, deputetët e opozitës vijojnë protestën në oborrin e Parlamentit

Pasi janë përplasur me Gardën, disa nga deputetët e opozitës kanë zgjedhur në formë tjetër proteste, duke u ulur këmbëkryq në oborrin e Kuvendit.

10:28, 31 Tetor 2024

Bllokohet foltorja e Kuvendit

Bllokohet foltorja e Kuvendit

Deputetët e opozitës që marrin pjesë në seancë plenare, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e fjalimeve.

Kjo është pjesë e mosbindjes së tyre civile. Deputetët opozitarë janë mbledhur pranë foltores së Kuvendit duke tentuar të mos lejojnë zhvillimin normal të seancës.

Gjysma tjetër e deputetëve opozitarë nuk ndodhen në seancë plenare pasi janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

10:18, 31 Tetor 2024

Deputetët e opozitës nxjerrin karriget jashtë Kuvendit, ulen këmbëkryq në oborr

Teksa mbahet seanca plenare, disa nga deputetët e opozitës e përjashtuar kanë mbërritur në oborrin e jashtëm të Kuvendit.

Sapo kanë mbërritur janë ndeshur me rezistencën e Gardës, me të cilët janë përplasur në përpjekje për të hyrë në ambientet e Parlamentit.

I pranishëm, deputeti demokrat Flamur Noka ka thënë se i përjashton vetëm vota e qytetarëve dhe askush tjetër.

Flamur Noka: Edhe ne si deputetë atë mision kemi. Për të na përjashtuar na përjashton vetëm vota e qytetarëve. Nuk na përjashton dot askush.

Në seancën e sotme janë parashikuar për t’u diskutuar disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”./tvklan.al