Kanë kaluar gati 7 muaj pas tërmetit dhe banorët e Manzës janë në kushte të mjerueshme. Familja Basha, pas një dimri të vështirë në çadër i kanë sjell një kontenier. Për 90-vjeçaren ky ka qenë dimri më i ftohtë. Ndërkohë që ende nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisë rindërtimi i banesës së tyre.
Në lagjen Radë të Manzës janë me dhjetëra familje që janë lënë në mëshirë të fatit. Madje ka shumë prej tyre që banesat u janë dëmtuar që në tërmetin e Shtatorit dhe më pas goditjen fatale e kanë marrë në Nëntori, por ende nuk u kanë thënë zyrtarisht se çfarë do të bëhet.
Banorët ankohen se dhe periudhën e izolimit, edhe pse janë pensionistë dhe të sëmurë, askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Jetesa në çadër është shumë e vështirë edhe tani në verë, pasi është shumë vapë.
Qytetarët janë të pakënaqur nga grupet e kontrollit, pasi për disa kanë thënë që do t’u shemben banesat, edhe pse ato mund të riparohen.
E tillë është situata për Nexhdet Gerrën. Ndërkohë që ka godina që janë pothuajse të shembura dhe rrezikojnë edhe kalimtarët dhe banesat e tjerë pranë dhe ende nuk i kanë shembur.
Klan Plus