Familja Axhillari në Shkozë të Tiranës jeton në një ambient 6 m2
Tërmeti i datës 26 Nëntor ka sjellë pasoja edhe në banesën e familjes Axhillari në zonën e Shkozës. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike, sepse janë me një pension minimal, djalin e kanë pa punë. Ndërsa ai vetë vuan nga Parkinsoni.
Pjesën më të madhe të orendive i kanë hequr, pasi tavani është duke rënë.
Prej datës 26 Nëntor, kjo familje e përbërë prej tre anëtarësh, fle në një hapësirë më pak se 6 metra katror, që e përdor edhe si dyqan, ku shesin rroba të përdorura.
Bukën e gojës ata mund ta nxjerrin me këtë dyqan, ose me punë të vogla që mund të arrijnë të bëjnë. Por shtëpinë e kanë të pamundur që ta rindërtojnë, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
Klan Plus