Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka premtuar gjatë fushatës së tij elektrorale se do t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe duket se po merr edhe hapat e parë për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

Trump ka deklaruar se po organizon një takim me kreun e Kremlinit ku do të diskutohet për Ukrainën, megjithëse nuk ka dhënë një afat kohor.

Ai dëshiron të takohet dhe ne po punojmë për këtë”, tha Trump në një takim me guvernatorët republikanë në resortin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

“Presidenti Putin dëshiron të takohet, ai e ka thënë këtë edhe publikisht, dhe ne duhet ta mbyllim këtë luftë”, ka vijuar më tej ai.

Trump ka premtuar të negociojë një fund të luftës në Ukrainë menjëherë pasi të marrë detyrën më 20 Janar dhe ka shprehur skepticizëm për mbështetjen ushtarake dhe financiare të SHBA për Kievin.

Ai ka emëruar Keith Kellogg, një ish-këshilltar për sigurinë kombëtare dhe si të dërguar special në Ukrainë dhe Rusi në administratën e tij të dytë.

Keith ka propozuar që Ukraina duhet të marrë ndihmë të mëtejshme nga SHBA vetëm nëse pranon të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Moskën.

Klan News