Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Tramp paralajmëron ndryshim thelbësor në qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj konflikteve që rrezikojnë ta zhysin globin në një Luftë të Tretë Botërore.

Në një intervistë për revistën “TIME” që të enjten e shpalli “njeriun e vitit” Tramp kritikoi lejen e dhënë nga Xho Bajden për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus.

“Nuk jam shumë dakord me dërgimin e raketave me qindra kilometra brenda Rusisë. Për çfarë po e bëjmë këtë? Për të përshkallëzuar luftën. Dua një marrëveshje dhe e vetmja mënyrë është të mos largohesh.”

Nuk ka të njejtën qasje për Iranin, kur pyetet nëse mund të ketë luftë me këtë vend.

“Gjithçka mund të ndodhë. Situata është shumë e paqëndrueshme.”

Në një reagim të mëhershëm për rënien e regjimit të Asadit në Siri, presidenti i zgjedhur është shprehur se Siria është lëmsh, por nuk ishte një vend mik dhe lufta në atë vend nuk ishte e amerikanëve, të cilët nuk duhet të përfshihen.

Tv Klan