Emisioni Uniko trajtoi sonte dy tema të cilat kanë qenë në fokus të emisionit edhe më parë.
Në pjesën e parë u trajtua historia e një krimi brenda familjes, vrasjen e një gruaje. Bëhet fjalë për Enkeleda Çapokun, 30-vjeçaren që u dhunua për vdekje nga ish-kunati i saj Erdet Çapoku. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 Janar të vitit 2020 në zonën e Paskuqanit.
Vajza adoleshente e Enkeledës ishte dëshmitare e skenës makabre, kur pa se si xhaxhai goditi me sende të forta për vdekje nënën e saj duke i shkaktuar vdekjen. 11 muaj pas këtij krimi, Uniko ka intervistuar sërish vajzën e Enkeleda Çapokut. 18-vjeçarja shprehet se është asistuar ekonomikisht vetëm për 1 muaj me një shumë monetare që nuk përmbush as standardet minimale të jetesës, për të mos e konsideruar qesharake.
Institucioni kompetent në këtë rast kishte gjetur një justifikim ligjor dhe më pas ia ndërpreu edhe këtë ndihmë, duke ia dhënë vetëm për 1 muaj.
Ndërsa në pjesën e dytë u trajtua një konflikt mes djalit dhe babait për një aksident të ndodhur në Tiranë. /tvklan.al