Shtëpitë e modës edhe pse kanë mbyllur dyert për shkak të pandemisë vijojnë të sugjerojnë veshje të cilat duhet të jenë patjetër në garderobë. Fustanet sikurse çdo vit mbeten ndër më të preferuarat. Sipas stilistëve ato janë të përshtatshme që të vishen edhe në muajin tjetër.
Xhinset si të shkurtat, por edhe të gjatat janë kurdoherë në modë dhe lehtësisht të kombinueshme si me bluza sportive dhe klasike madje edhe me sandale apo atlete.
Rrobat e banjos të bardha, por edhe me ngjyra shumë të ndezura do vijojnë të mbeten për aq kohë sa ditëve të nxehta të verës t’ju vijë fundi.
Blogeret, por edhe yjet e showbizit në daljet e tyre të pakta këto muaj për shkak të pandemisë i kemi parë shumë sportive. Elementi që ka bërë diferencën në veshjen e tyre kanë qenë shapkat të cilat janë të kombinueshme me të gjitha veshjet.
Klan Plus