Këtë të mërkurë YouTube vjen me një paketë të re për të gjithë abonentët në SHBA. Kompania prezantoi një shërbim abonimi mujor prej 7.99 dollarësh për të krijuar kështu një plan që do të konkurrojnë ofertat e vendosura më parë nga Netflix.

Paketa e re është pa reklamë për shumicën e videove, me përjashtim të atyre muzikore. Plani “Premium Lite” u drejtohet klientëve që rrallë shikojnë video muzikore ose dëgjojnë muzikë. YouTube është një prej lojtarëve kryesorë sa u takon përmbajtjeve të videove muzikore, duke pasur një numër të konsiderueshëm përdoruesish.

Plani ekzistues prej 13.99 dollarësh i YouTube nuk ka reklama, përfshirë muzikën, ndërsa një plan i veçantë prej 10.99 dollarësh ofron video muzikore pa reklama dhe video të tjera me reklama, me pak fjalë janë e kundërta e planit të ri.

Opsioni i ri plotëson një kërkesë që YouTube ka vënë re prej disa vitesh midis përdoruesve që tashmë paguajnë për abonime të tjera të transmetimit muzikor. Kjo “dukuri” është veçanërisht më e dukshme në Shtetet e Bashkuara, ku tregu udhëhiqet nga Spotify./tvklan.al