Për ata që duan një aplikacion alternativ kundrejt Instagram, një kandidat është Flashes. Aplikacioni i prezantuar nga Bluesky duket se ka qëlluar në shenjë me funksionet e thjeshta.

Nëse ju kujtohet sesi ishte Instagram përpara se Meta ta kthente në një zëvendësues për Facebook, keni krijuar idenë se çfarë është. Është një aplikacion për të ndarë foto e video, por në vend të algoritmit, mund të zgjidhni faqe  kryesore të personalizuara.

Në momentin që hapni aplikacionin, mund të hyni përmes llogarisë Bluesky ose të hapni një llogari të re në Flashes. Kur përdorni  llogarinë ekzistuese, aplikacioni ngarkon fotot dhe videot e personave që ndiqni. Kjo funksionon edhe anasjelltas:çdo postim që ndani në Flashes del edhe në Bluesky.

Vetë aplikacioni ka disa ndarje si një hapësirë kryesore, një hapësirë kërkimi për postimet dhe temat trend, një hapësirë për krijimin e postimeve të reja, njoftimet  dhe profili. Flashes përfshin disa filtra për fotot tuaja dhe faqe të personalizuara që mund t’i përdorni, por përshtatjet e tjera janë minimale.

Apliakcioni është si një version i Bluesky që fokusohet te fotot dhe videot. Për momentin ka edhe disa disavantazhe. Nëse merrni njoftime në Bluesky, do të dalin edhe në Flasehs. Nëse fshini llogarinë në njërin aplikacion, kjo zbatohet edhe te tjetri.

Ndërtimi i një rrjeti social më të personalizuar që nuk  e kufizon përdoruesin në një platformë është një nga qëllimet e Bluesky. Aplikacioni që konkurron me X ka nisur të marrë hov. Në nëntor 2024 arriti  20  milionë përdorues, kurse në janar kaloi 30 milionë./tvklan.al